“1000 lule për gratë dhe 1001 arsye për t’u fuqizuar në vendimmarrje”

“1000 lule për gratë dhe 1001 arsye për t’u fuqizuar në vendimmarrje”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i është bashkangjitur sot aksionit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal me moton “1000 lule për gratë dhe 1001 arsye për t’u fuqizuar në vendimmarrje”, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Kryetari Haziri ka vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të gruas në ndërtimin dhe zhvillimin shoqërisë, institucioneve dhe shtetit tonë.

“Sot, gruaja gjilanase gëzon pozita të larta vendimmarrëse sepse pa fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje nuk mund të kemi shoqëri demokratike”, ka qenë mesazhi i kreut të Gjilanit.

Ndërkohë, Djellza Selishta – kryetare e KVRL-së në Gjilan, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen, ka informuar se qëllimi ishte shpërndarja e luleve për të përcjellë me nga një porosi motivuese për gratë punëtore, edhe atë në: Spitalin e Përgjithshëm – reparti i gjinekologjisë dhe neonatologjisë, QKMF, Qendra për Stehimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria”, si dhe në disa pika të qendrës së Gjilanit.​

KOMENTE