Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi së bashku me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, kanë vizituar disa nga fermerët të komunës së Kamenicës.
Kryetari Kastrati ka thënë fermerëve u është lejuar qasje që t’i punojnë tokat e tyre dhe u është ofruar mbështetje në ushtrimin e veprimtarisë.
“Si komunë me potencial për zhvillimin e bujqësisë, u kemi lejuar qasje fermerëve që t’i punojnë tokat e tyre. Dëgjuam sfidat me të cilat përballen dhe u ofruam mbështetjen tonë të plotë në ushtrimin e veprimtarive”, ka thënë ai.
Qëndroni në shtëpitë tuaja, kujdesuni për vetën dhe të tjerët.