DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit E. H.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit E. H.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit E. H.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13.04.2020, rreth orës 11:00 në një shtëpi të pabanuar në dalje të Komunës së Vitisë ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare , duke kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj.

Me këto veprime i pandehuri E. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4, nënparagrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas vlerësimit ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të lartcekurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.