DYLON

Gjykata i cakton masën e paraburgimit A. E., për veprën dhunë në familje

Gjykata i cakton masën e paraburgimit A. E., për veprën dhunë në familje
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. E.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit A. E., ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike, ndaj prindërit të tij, të dëmtuarit Xh. E., ashtu që fillimisht i kërkon para, e më pas shtynë duke e rrëzuar në tokë dhe godet me këmbë, duke shkaktuar frikë, ankth dhe shqetësim emocional në familje.

Me këto veprime i pandehuri A. E., dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunë në familje nga neni 248 paragrafi 3, pika 3.2 lidhur me 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të lihet në liri ekziston rreziku i ikjes dhe përsëritja e veprave penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.