Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të “falsifikimi të parasë” që është regjistruar në Gjilan, ku një punonjës banke ka raportuar në polici për një kartëmonedhë të dyshuar prej 50 euro se është false.
Raporti i policisë:
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Nënë Tereza, Gjilan 15.01.2021 – 11:56. Ankuesi, punonjës i një filiali të një banke, ka raportuar në polici, se një kartëmonedhë prej 50 € dyshohet të jetë e falsifikuar.
Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.