Lajme të mira për Napolin dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Elseid Hysaj është rikthyer të stërvitet dhe së shpejti do të jetë gati për të zbritur rregullisht në fushë.
Kapiteni i kuqezinjve u dëmtua në fillimin e muajit tetor gjatë një ndeshje me Torinon.
Hysaj u përplas keq me kokë në tokë dhe shpëtoi fatmirësisht pasi dëmtimi mund të ishte shumë më i rëndë.
Në këtë formë, 25-vjeçari humbi dy ndeshjet e Kombëtares, megjithatë tashmë do të jetë i gatshëm për ato të radhës dhe të fundit për këtë fushatë eliminatore të Euro 2020 në muajin nëntor.