Futbollisti i Prishtinës, Armend Dallku edhe zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së tij. Mbrojtësi vushtrrias ka bërë karrierë të shkëlqyeshme duke luajtur për skuadra si Vushtrria, Prishtina, Elbasani dhe Vorskla në Ukrainë.
Në moshën 36-vjeçare, Dallku e mbylli karrierën si kapiten te Prishtina ndërsa numëron edhe 64 paraqitje me Kombëtaren A të Shqipërisë.
Ky është njoftimi i Kf.Prishtines:
Falënderim të madh kapitenit! Faleminderit Armend!
Mbi 535 ndeshje zyrtare në karrierë – 151 ndeshje me fanellën e Prishtinës (2002-2004 dhe 2016-2009 me 5 gola, 3 prej tyre në Evropë dhe 8 asistime, të gjitha në tre vitet e fundit), 1 Kupë, 1 Superkupë dhe një stinor vjeshtor të titullit të kampionit më 2003/04 kur ishte transferuar në Shqipëri (Elbasani, 23 ndeshje, Shqipëria U21 – 5 ndeshje) pastaj kulmin e karrierës e kishte arritur me Vorskla e Ukrainës (292 ndeshje, kapiten skuadre) dhe Kombëtaren e Shqipërisë (64 ndeshje – 1 gol).