Çekia ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën.
Kapiteni i çekëve, Vladimir Darida ka thënë se mungesa e Vedat Muriqit nuk do ta pengoj Kosovën të luajnë mirë, pasi që kanë futbollist si Milot Rashica.
“Unë dje kam marre vesh që Muriqi nuk do te luaj. Por mesa di unë ai do te zëvendësohet nga një tjetër sulmues i larte dhe besoj që për Kosovën kjo nuk do te jete problem. Ne kemi pasur mundësi të analizojmë golat qe kemi pranuar me Kosovën, goli i dytë ka qenë gabimi ynë në mbrojtje por ne kemi mësuar nga gabimet tona. Rashica është një lojtar me shume cilësi, shënon shume gola dhe ka natyrë të forte. Ne nuk do te koncentrohemi vetëm te ai por te gjithë lojtaret tjerë. Do te mundohemi të shënojmë sa më shumë gola“, ka thënë Darida para ndeshjes.
Ai ka shtuar se janë duke i ushtruar goditjet nga ndërprerjet dhe se e kanë analizuar mirë kundërshtarin.
“Sigurisht që nga ndërprerjet ushtrojmë sa më shumë shpresojmë që do te jemi te suksesshëm ne lojën tone. I kemi analizuar ndeshjet tona dhe të kundërshtarit. Te gjithë e ndjejmë që ndeshja me Kosovën është shume e rëndësishme dhe e vlerësojmë këtë maksimalisht. Shpresojmë që të gjithë të jemi të lumtur dhe te festojmë nesër“, ka thënë ndër të tjerash kapiteni i Çekisë.
Ndeshja që do të zhvillohet në Plzen do të jetë vendimtare për fatin e kualifikimit në Euro 2020.