/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës njësiti I trafikut rajonal-Gjilan, gjatë një kontrolli rutinë në komunikacion ka ndaluar automjetin e tipit Daimler Benz me tabela 03, Drejtuesi I këtij mjeti, Policisë së Kosovës I ka prezantuar një dokument të lëshuar nga Shteti I Shqipërisë (Lejedrejtimi, patent shofer ndërkombëtar) me emër R. Sh. të vitit të lindjes (1984), Elbasan-Shqipëri.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë tutje, se pasi është dyshuar se patent shoferi i prezantuar mundë të jetë i falsifikuar,i dyshuari është shoqëruar në stacion në lokalet e trafikut Rajonal në Gjilan, ku gjatë intervistimit nga ana e hetuesve,janë gjetë fakte të qëndrushme se ai ka prezantuar dokument të falsifikuar (Patentë shoferin).
Hashani tha se gjatë kontrollit në automjetit e të dyshuarit është gjetur letërnjoftimi biometrik i lëshuar nga Republika e Shqipërisë me gjeneralit e të dyshuarit, që nuk përputheshin me Patentë shoferin e ofruar.
Ai tha se pas verifikimit në bazën e të dhënave ka rezultuar se i dyshuari i ndalur në të vërtet është S. G. Shqiptar Shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe se të njejtit me 29 Qershor 2016 në bazë të një vendimi të Gjykatës ai është dëbuar nga Kosova me ndalesë hyrje për pesë vite në teritorin e Republikës së Kosovës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti është duke u hetuar, nga Policia e Kosovës në Gjilan. /2L ONLINE/