Policia e Kosovës, konkretisht patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit Ponoshec, DRPK “Perëndimi” Gjakovë, gjatë realizimin të detyrave dhe autorizimeve zyrtare në parandalimin e vjedhjeve të pyjeve, sot me datë 15.11.2021, rreth orës 12:00, në Grykën e Deçanit-Zonën e Mbrojtur (Park Nacional), kanë ndaluar dy kamionë të tipit; DAF dhe Volvo, të cilët ishin të ngarkuar me drunjë breu (teknik) pa dokumentacione përkatëse.
Zyrtaret policor në bashkëpunim me njësitin e hetimeve rajonale kanë ndërmarre veprimet konkretet duke njoftuar edhe zyrtaret kompetent të APK-së dhe Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Sipas të dhënave të evidentuara me kompetentët dy personat e dyshuar janë recidivist të këtyre veprave edhe në të kaluarën.
Në bashkërendim me autoritetet kompetente, janë iniciuar dy rastet për Vjedhje të pyllit, masa drunore 12.45mᶾ është sekuestruar, ndërsa dy persona të dyshuar, shtetas kosovar me iniciale A.O. ( viti i lindjes 1975) dhe Q.T. ( viti i lindjes 1984), janë ndaluar për 48 orë. /2LONLINE.com/