Mirëpo problemi më i madh sipas kryetrajnerit të këtij klubit Ramiz Keka, është kushtet materiale, në të cilat vepron ky klub i futbollit, që nuk janë të mira andaj ballafaqohet edhe me probleme të shumta.
Kryetrajneri Keka tha për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline” se nëse nuk i dilet në ndihmë këtij klubi, pikësëpari nga Komuna e Kamenicës, vështirë se deri në fund mund ti përballojnë kësaj gjendje.
Aktualisht, sipas Kekës, KF “Kaolini” gjendet si mundet dhe falë ndonjë ndihme aty këtu, por kampionati është i gjatë dhe pret një rrugëtim i vështirë. Tani është xhiroja e tretë ku Kaolini e pret “Lepencin” nga Kaçaniku, një përballje që po ashtu do të jetë e vështirë.
Keka i cili për një kohë të gjatë udhëheqë këtë skuadër, ku nuk mungojnë talentet dhe entuziastët e lojës së futbollit, beson se dikush do tu dalë në ndihmë e sidomos kryetari i komunës Shaip Surdulli apo ndonjë donator të cilët në këtë anë nuk janë të pakët.
Ndonëse pa dëshirën e tij, dhe përkundër vullnetit për të garuar në ligën e parë së bashku edhe me dy skuadrat e rajonit tonë “Drita” dhe “Gjilani”, kryetrajneri Keka ka paralajmëruar se do të mund të jap edhe dorëheqje nga ky post, nëse gjendja e klubit nuk fillon të përmirësohet me ndihmën e ndonjë donatori që ja donë të mirën futbollit, këtij klubi dhe komunës së Kamenicës. /a.a/