Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Jasenovik të Novobërdës, është arrestuar i dyshuari. mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën, femër K/Shqiptare.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.
Me urdhër te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.