MinistrI i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një postImi në profilin e tij në facebook, ka bërë me dije se kanë nisur gërmimet arkeologjike në lokalitetin arkeologjik në Cërnicë të Gjilanit.
“Gradina e Cërnicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike – periudha e Mbretërisë Dardane, në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Çeku.
Sipas tij, arkeologjia po trajtohet me prioritet.
“Përmes zbulimeve arkeologjike tregohet historia e lashtë e vendit tonë”, ka thënë ministri Çeku. /2LONLINE/