Harry Kane u bë futbollisti i parë anglez që shënoi gol në të gjitha ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian.
Sulmuesi i Tottenhamit realizoi një nga 4 golat e Anglisë kundër Kosovës. Pas ndeshjes Kane u pyet për pasigurinë e treguar nga mbrojtja në disa momente.
“Ishte ndeshje e vështirë. Fusha ishte e keqe dhe ata ishin të mësuar me të. Me rëndësi ishte që nuk pranuam gol”,deklaroi Kane për televizionin ITV.