Ballkani e ka mbyllur stinorin vjeshtor në krye të Superligës, ndërsa e ka siguruar edhe kalimin në çerekfinale të Kupës.
Tashmë, Ismet Munishi ka filluar të kërkojë përforcime dhe reparti që fillimisht do të ndërhyjë me shumë gjasë është mbrojtja.
Mësohet se përforcimi i parë do të jetë Arbër Prekazi i Feronikelit. Palët vetëm kanë filluar bisedimet, madje fitet edhe për një marrëveshjes.
Në ditët në vijim mund të ketë më shumë informacione në lidhje me këtë transferim.
Prekazi nuk ka luajtur shumë këtë sezon shkaku i një lëndimi dhe Feronikeli për këtë ka nënshkruar me mbrojtësin e huaj Keith Groeneveld.