Java e shtatë e Superiores në Shqipëri është mbyllur dje dhe kampionati shqiptar vjen me një renditje të re.
Tabela e klasifikimit gjendet në një rast të rrallë, pasi thuajse gjysma e skuadrave kryesojnë kampionatin.
Janë plot katër ekipe që ndajnë pikë të barabarta, ku përfshihen Bylisi, Teuta, Vllaznia, Skënderbeu.
Këto skuadra kanë ndjekur të njëjtën rrugë deri tani në Superiore, duke grumbulluar nga 12 pikë në shtatë javë të luajtura.