Është bërë vendosja e kamerave të sigurisë në objektin e komunës, Shtëpinë e Kulturës dhe Palestrën e Sporteve në Kamenicë.
Me inicimin e Drejtoreshës së Administratës së Përgjithshme, Brikenë Ramabaja dhe vendimin e kryetarit Qëndron Kastrati, është bërë vendosja e kamerave të sigurisë në këto hapësira.
“ Vendosja e kamerave të sigurisë në këto hapësira publike ka për qëllim të rrisë sigurinë e njerëzve, sigurimin e pronës dhe ruajtjen e informacioneve konfidenciale”, tha kreu i komunës, Qëndron KAstrati.