Komuna e Kamenicës ka shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me disa aktivitete.
Këto aktivitete kanë filluar me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Lagjen Malësia, ku Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetarin Faton Jakupi, përfaqësuesin e OVL-UÇK dega në Kamenicë Milaim Limoni, ish-deputetin Ahmet Isufi, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të Policisë së Kosovës, kanë vënë kurora lulesh.
Më pas është mbajtur orë letrare nga Klubi Letrar “Nositi” në Bibliotekën e Qytetit, duke vazhduar pastaj me koncertin folklorik nga Ansambli “Zëri i Amerikës” në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”.
Ndërsa shënimi i kësaj dite u përmbyll me shfaqjen teatrale nga Këshilli Rinor Lokal në Shtëpinë e Kulturës. /2LONLINE/