Komisioni për Korrje – Shirje, pranë Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të Komunës së Kamenicës, përmes një informate për përfundimin e fushatës së Korrje – Shirjeve, ka bërë me dije se kjo fushatë në këtë Komunë kishte filluar më datë 07. 2018, kurse ka përfunduar më 02. 08. 2018 .
Sipas, kryetar i Komisionit të Korrje Shirjeve, Nejazi Fera, sipërfaqet e korrura për këtë vit kanë qenë me sa vijon: Grurë 1,650 ha. dhe Elb 45 ha.
“Rendimenti mesatar te gruri ka qenë 4.200 kg. / ha. kurse te elbi ka qenë 3.500 kg. / ha, prandaj e gjithë sipërfaqja e korrur me këto kultura i takon sektorit privat. Vlen të theksohet se këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara, rendimentet kanë qenë më të larta për ha. dhe cilësia e grurit ka qenë e mirë. Gjatë procesit të Korrje-Shirjeve në komunën tonë , kanë qenë të përfshirë rreth 31 autokombajna”, ka bërë të ditur Fera.
Sipas itj, edhe këtë vit, sikurse viteve tjera Korrje-Shirjet janë zhvilluar dhe përcjellë në bazë të programit të Korrje-Shirjeve dhe planifikimit të hartuar nga DBPZHR, si dhe Rregullores Komunale për Korrje – Shirje.
Në bazë të Rregullores Komunale, kryetari i komunës e ka caktuar komisionin për Korrje – Shirje me këtë përbërje:
Nejazi Fera – Kryetar
Imer Dermaku – Nënkryetar
Musa Ismajli – Anëtar
Naser Vllasi – Anëtar dhe
Miomir Iliç – Anëtar
Komisioni e ka filluar punën së pari në përgatitjen e dokumentacionit , ka bërë kontrollimin teknikë të autokombajnave në teren dhe i ka pajisur me procesverbal mbi plotësimin e kushteve minimale teknike, njoftimin mbi procedurat e Korrje – Shirjes , si mbrojtjen nga zjarri, pastaj i ka pajisur me leje të punës auto kombajnerët, të cilët kanë marrë pjesë në fushatën e Korrje – Shirjeve.
Gjithashtu gjatë tërë fazës së këtij procesi, komisioni për së afërmi e ka përcjellë fushatën e Korrje – Shirjeve.
“Po ashtu, mund të theksojmë se këtë vit nuk kemi pasur asnjë ndërhyrje me ndonjë thekës të veçantë në terren nga ana e komisionit, si shembull për: mosmbajtje të rendit, apo mos respektim të çmimit nga ana e kombajnerëve si dhe shkelje të rregullores”, ka thënë Fera.
Prandaj sipas tij, ,procesi i Korrje – Shirjeve ka qenë në nivelin e planifikimit.
“Megjithatë, kemi pasur disa ditë të ndërprerjes së fushatës së për shkak të reshurave atmosferike që kanë mbretëruar në komunën tonë. Rëndësi të veçantë komisioni i ka kushtuar mënyrës dhe cilësisë së korrjes ,në mënyrë që humbjet e drithit të jenë sa më të vogla. Sa i përket fushatës së Korrje-Shirjeve në komunën tonë në tërësi ka qenë e suksesshme dhe ja vlen të theksohet se kësaj here nuk kemi pasur asnjë rast të djegieve të parcelave”, ka bërë të ditur, kryetar i Komisionit të Korrje Shirjeve, Nejazi Fera.