DYLON

Kamenicë: Përfundon procesi i korrje-shirjeve

Kamenicë: Përfundon procesi i korrje-shirjeve
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka përfunduar me sukses procesin e korrje-shirjeve, i cili ka filluar më datë 06 Korrik, së pari me korrjen e parcelave të mbjella me kulturën e Elbit, pastaj më datë 09 Korrik ka filluar edhe korrje – shirja e sipërfaqeve të mbjella me kulturën e Grurit, thuhet në komunikatë ne komunës.

Ndërsa më datë 12 Korrik është bërë hapja zyrtare e fushatës së korrje-shirjeve. Sipërfaqet për korrje për këtë vit kanë qenë me sa vijon: Grurë 1,100 ha., Elb 40 ha., Tërshërë 50 ha. dhe 40 ha. me Trotikal.

EkoHigjiena

Sipas Komisionit për korrje-shirje rendimentet për këtë vit kanë qenë shumë të mira dhe mesatarja për ha. për këtë vit ishte kështu: te Gruri ka qenë rreth 4,500 kg./ ha. kurse te Elbi ka qenë 3,200 kg./ ha. dhe, gjithë sipërfaqet e korrura me këto kultura i takojnë sektorit privat.

Gjatë këtij procesi për këtë vit ishin të përfshira rreth 33 Autokombajna, si dhe komisioni ka përcjellur këtë fushatë për së afërmi ku rëndësi të veçantë i është kushtuar mënyrës dhe cilësisë së korrjes, që humbjet e drithit të jenë sa më të vogla.

Andaj nisur nga kjo nuk kishte pasur asnjë ankesë nga fermerët apo kombajnerët, thuhet në komunikatë ne komunës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.