DYLON

MMPH-ja do të investojë në projektin e ndërtimit të ujësjellësit, Kamenicë – rruga për Tugjec

MMPH-ja do të investojë në projektin e ndërtimit të ujësjellësit, Kamenicë – rruga për Tugjec
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për realizimin e projektit “Ndërtimi i ujësjellësit-Kamenicë, rruga për Tugjec“, i cili ka vlerën prej 80 mijë eurosh dhe që financohet nga MMPH-ja.

UD ministri Matoshi tha se ky projekt deri në fund të vitit, do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Shpresoj dhe jemi thellë të bindur që Komuna e Kamenicës do ta implementoj me përgjegjësi shumë të lartë këtë projekt. Besoj që në fund të vitit ky projekt do të jetë në shërbim të qytetarëve të vendit”, u shpreh Matoshi.

EkoHigjiena

Sipas tij ky projekt nuk do të jetë i vetmi në Kamenicë sepse ka në proces të realizimit projektin për “Rregullimin e ambientit dhe rekreacionit në Kamenicë”, në vlerë prej 240 mijë eurosh.

Kryetari i Komunës së KamenicësQëndron Kastrati  falënderoi Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, për këtë projekt sepse sipas tij, projekti që nënshkruan ka rëndësi të madhe për banorët e Kamenicës.

“Komuna e Kamenicës është komuna më e varfër sa i përket ujërave në Kosovë dhe ka nevojë shumë të investohet si në çështjen e ujëmbledhësve ashtu edhe në çështjen e rrjetit.Është një projekt shumë domethënës për ne dhe falënderoj u.d ministrin Fatmir Matoshi që qysh ditët e para e inicuam këtë marrëveshje bashkëpunimi”, tha Kastrati.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.