Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit, Liridon Kastrati, Shefin e Kabinetit të Kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, disa nga Drejtorët e Drejtorive në Komunën e Kamenicës, si dhe zyrtarë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve për të rikujtuar rënien e tyre në Betejën e 11 Majit.
Ata kanë vendosur kurora lulesh pranë lapidarëve të dëshmorëve në vendet Roganë, Karaçevë dhe Kopernicë.
Në këto homazhe u tha se kontributi dhe vepra e dëshmorëve të betejës së 11 Majit duke dhënë edhe jetën e tyre për lirinë e vendit nuk do të harrohet kurrë. /2LONLINE/