Komuna e Kamenicës ka përfunduar me sukses procesin e korrje-shirjeve, i cili ka filluar më datë 06 Korrik, së pari me korrjen e parcelave të mbjella me kulturën e Elbit, pastaj më datë 09 Korrik ka filluar edhe korrje – shirja e sipërfaqeve të mbjella me kulturën e Grurit, thuhet në komunikatë ne komunës.
Ndërsa më datë 12 Korrik është bërë hapja zyrtare e fushatës së korrje-shirjeve. Sipërfaqet për korrje për këtë vit kanë qenë me sa vijon: Grurë 1,100 ha., Elb 40 ha., Tërshërë 50 ha. dhe 40 ha. me Trotikal.
Sipas Komisionit për korrje-shirje rendimentet për këtë vit kanë qenë shumë të mira dhe mesatarja për ha. për këtë vit ishte kështu: te Gruri ka qenë rreth 4,500 kg./ ha. kurse te Elbi ka qenë 3,200 kg./ ha. dhe, gjithë sipërfaqet e korrura me këto kultura i takojnë sektorit privat.
Gjatë këtij procesi për këtë vit ishin të përfshira rreth 33 Autokombajna, si dhe komisioni ka përcjellur këtë fushatë për së afërmi ku rëndësi të veçantë i është kushtuar mënyrës dhe cilësisë së korrjes, që humbjet e drithit të jenë sa më të vogla.
Andaj nisur nga kjo nuk kishte pasur asnjë ankesë nga fermerët apo kombajnerët, thuhet në komunikatë ne komunës. /2LONLINE/