Në Komunën e Kamenicës sot do të fillojë dezinsektimi i hapësirave publike. Drejtori për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha tha se janë marrë të gjitha masat për dezinsektim dhe se do të jetë në terren bashkë me zyrtarë të drejtorisë për të monitoruar gjithë procesin.
Ndërkaq, kryetari Qëndron Kastrati, ka kërkuar nga qytetarët dhe bletarët për kujdes të shtuar gjatë kohës që do të bëhet dezinsektimi.
“Dezinsektimi do të vazhdojë edhe ditëve të tjera varësisht nga kushtet atmosferike dhe për mos dëmtimin e florës dhe faunës do të përdoren preparate biologjike”, tha kreu i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.