Me shfaqjen “Epoka e Re”, në Kamenicë do të nis Festivali i Teatrove Amatore, në kuadër të Manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”.
Sonte në Kamenicë do të shfaqet drama “Epoka e Re” , nga grupi teatror i SHKA “Gryka e Kaçanikut”, me regji dhe skenar nga Fitore Bilalli. Shfaqja fillon në ora 18:00.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët nga Kaçaniku: Donald Bajramaliu, Ardita Bilalli, Bleron Berisha, Tetovare Kolshi, Lirie Bela dhe Saranda Berisha.
Përndryshe, në netët tjera do të jepen edhe shfaqjet:
Shfaqja “Në emër të kohës”, nga Teatri i të Rinjve nga Lipjani
Shfaqja “Dera”, nga “Teatri i Ëndrrave” – Suharekë
Shfaqja “Unë jam ai tjetri”, nga Teatri “Avdush Hasani” skena për të rinj – Podujevë
Shfaqja “Vëllazëri e interes”, nga Teatri i të Rinjve të Qytetit të Prishtinës
Shfaqja “Çmendina”, nga Teatri “Kaçurrela” – Skenderaj
Shfaqja “Budallenjtë” nga Teatri “Aleksandër Moisiu” – Kamenicë
– për t’u bërë më pas edhe shpallja e rezultateve të këtij Festivali të Teatrove Amatore, transmeton 2LONLINE.
Pritet të ndahen këto çmime:
Vendi i parë – 250€
Vendi i dytë – 200€
Vendi i tretë – 150€
Aktori/ja më e mirë – 50€