Garat në lëndën e Fizikës për klasët –IX-, -X-, -XI- dhe –XII- në nivel komunal janë mbajtur në lokalet e IAAP ,,Andrea Durrsaku’’ në Kamenicë.
Në këtë garë morën pjesë nxënësit e të gjitha shkollave përkatëse të komunës sonë, ku prezent në gara ishin 12 nxënës nga shkollat e mesme të ulëta dhe 8 nxënës të shkollave të mesme të larta.
Suksesi i tyre ishte relativisht i mirë, ndërkaq vendet e para i zunë këta nxënës:
Klasa e –IX-të
1. Lijanë Dërmaku SHFMU ,,Dëshmorët e Kombit në Kamenicë;
2. Egzon Krasniqi SHFMU ,,Rexhep Mala’’ Topanicë;
3. Flandër Kastrati SHFMU ,,Avni Rrustemi’’ Karaçevë e Epërme.
Klasa –X-të
1. Alesia Kastrati, SHMLM ,,Sejdi Kryeziu’’ në Rogaçicë;
2. Nafije Keka, SHMLM ,,Sejdi Kryeziu’’ në Rogaçicë;
Klasa –XI-të
1. Rina Demolli, Gjimnazi ,,Ismail Qemali’’ në Kamenicë.
Klasa –XII-të
1. Erina Mustafa Gjimnazi ,,Ismail Qemali’’ në Kamenicë
2. Arielë Dërmaku SHMLM ,,Sejdi Kryeziu’’ në Rogaçicë
Në bazë të kriterit (vendi i parë) i përcaktuar nga organizatori, do të marrë pjesë në garat në nivel vendi, që do të mbahen më 25.02.2023 (e shtunë) në ora 11, në SHFMU,, Abdyl Frashëri’’ në Prizren. /2LONLINE/