Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë ka mbajtur takimin e radhës. Në këtë komitet pjesëmarrëse ishte edhe U.D e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina.
Gjatë këtij takimi u diskutua për suksesin dhe mungesat e nxënësve në periudhën e parë mësimore të vitit shkollor 2019/2020, dhe mundësitë që të fuqizohet prindi si faktor i pazëvendësueshëm në ndikimin e tij në shkollë.
U.D e Drejtorisë së Arsimit, Mirhane Morina, Kryesuesi i Komitetit Agon Mahmuti si dhe anëtarët e Komitetit, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë faktorët që ndikojnë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Në mbledhje u dakorduan që takimet e komitetit të jenë të rregullta dhe secili nga pjesëmarrësit në këtë takim mori përsipër të angazhohet për gjetjen e rrugëve dhe mundësive për avancimin e sistemit arsimor të Komunës së Kamenicës.
Gjithashtu, u diskutua edhe roli i çerdhes “Filizat”, me theks të veçantë kushtet dhe zhvillimi i aktiviteteve të fëmijëve në këtë çerdhe.