Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije për një rast grabitjeje, ku raportohet se rreth orës 15:10, Policia e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një informatë nga punëtori i një Filiale të bankës “FINCA”, në Kamenicë, se një person nën kanosje të armës ka grabitur bankën e tyre.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se zyrtarët policor nga njësiti i hetimeve në Kamenicë i janë përgjigj rastit duke reaguar me urgjencë, kanë vrapuar pas te dyshuarit, pasi që i njëjti ka ikur këmbë në drejtim të një mali pran qytetit të Kamenicës. Nê momentin kur është takuar i dyshimti është ftuar të ndalet, por ai është kthyer me armë të drejtuar në drejtim të zyrtarëve policorë. Megjithatë, zyrtarët kanë arritur që ta vënë nên kontroll dhe ta arrestojnë edhe përkundër rezistencës nga ana e të dyshimtit.
“Pas hetimeve të para është mësuar se në rastin e grabitjes ka qenë i përfshirë edhe një tjetër i dyshuar A.L. (1988),i cili po ashtu është arrestuar nga zyrtarët policorë, në fshatin Petroc. Nga personi i dyshuar B. A. (1994) është konfiskuar një armë-revole, ngjyre e zeze- ZORAKI M 906 –B, një karikator , me (7 ) shtatë copë fishekë të cal. 7,65 , një kapelë e zezë formë maske me dy vrima, një telefon Samsung si dhe të holla 670 Euro, që besohet tê jenë grabitur në rastin e sotshëm”, ka thënë Hashani.
Është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë, kurse me rasti i cilësuar “Grabitje”vazhdon të hetohet nga hetuesit rajonal të Gjilanit.