“Me Halil Kastrati, Ministrin Elbert Krasniqi dhe deputeten Fitore Pacolli, kemi vënë gurëthemelin e kuzhinës popullore”, ka bërë me dije kadri Rahimaj, kryetar i komunës së Kamenicës.
Sipas tij, kjo kuzhinë në vlerë prej 503,518 eurosh do të shërbejë më shumë se 2500 shujta në ditë për nxënësit dhe rastet sociale, dhe është projekt që po realizohet bashkë me Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
“Ky është edhe një premtim tjetër i përmbushur. Vazhdojmë me punë tjera të mira”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/