/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, nën stacioni nê Muqivërc ka pranuar një informatë për një incident. Sipas deklaratës së ankuesit, deri sa ishin duke pirë kafe në njê lokal në fshatin Rogoqicë, pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin, ky i fundit ka shkuar në shtëpi e ka marr armën automatike AK-47 dhe është kthyer përsëri në lokal ku me të njëjtën armë e ka kanosë viktimën.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se më pas i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes .
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar të bastiset shtëpia e të dyshuarit me qellim të sekuestrimit të armës. Njësiti i hetimeve ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe pas kontaktit me të dyshuarin i njejti e ka dorezuar vullnetarishte armën AK-47 , me një karikator dhe 11 copê fishek të kalibrit 7.62 mm. I dyshuari pasi është intervistua, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orëve”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Lënda per “Armim mbajtje pa leje, dhe Kanosje”, dërgohet né prokurori. /2L ONLINE/