DYLON

Farat e kungullit largojnë stresin

Avatar photo Redaksia

Konsumimi i farave kur jeni të mërzitur ose të stresuar është zgjedhja e duhur, pasi që ngrënia e farave rrit humorin dhe lufton mërzitjen më shumë se ëmbëlsirat dhe çokollatat.

Sipas një studimi të publikuar në “Daily Mail” shtatë në dhjetë meshkuj e konsiderojnë antistres ngrënien e farave.

EkoHigjiena

Në sondazhin e realizuar me 2000 persona farat e kungullit kryesonin në top – listën e dhjetë ushqimeve që ndihmojnë në ngritjen e humorit, listë kjo e përpiluar nga dietologia Sarah Schenker dhe psikologu Christy Fergusson.

Pjesë e kësaj liste ishin dhe produkte të tjera si: salmon, arrë kokosi, fasule, spinaq, oriz.

Sipas studimit meshkujt janë ata që zgjedhin më shpesh ushqimet e duhura për të luftuar stresin, në ndryshim nga femrat të cilat gjithmonë gabohen duke konsumuar ëmbëlsira dhe çokollata kur janë të mërzitura, pa e ditur se këto të fundit nuk e reduktojnë aspak dozën e stresit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.