Shtabi Emergjent komunal ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për veprimet që do të ndërmerren pas konfirmimit të rastit të parë me virusin COVID-19 në Kamenicë.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë akterët që janë pjesë përbërëse e Shtabit Emergjent, të cilët prioritet kishin kërkesat e banorëve të fshatit Topanicë i cili është shpallur zonë karantinë pas identifikimit të rastit të parë me COVID-19.
Të gjitha marketet nga nesër do të furnizohen me gjëra ushqimore si dhe bukë, në mënyrë që banorët e Topanicës të furnizohen mjaftueshëm me ushqime. Lidhur me këtë Shtabi Emergjent u bënë lutje të gjitha familjeve të këtij fshati që nëse kanë për t’u furnizuar me gjëra ushqimore apo të kryejnë ndonjë shërbim tjetër me rëndësi, të dal vetëm nga një pjesëtarë i familjes.
Po ashtu për 20 familje në Topanicë janë siguruar 20 termometra për matjen e temperatures ku edhe do të raportojnë në vazhdimësi për gjendjen e tyre.
Ndër të tjera në këtë mbledhje u tha se janë duke vazhduar masat që janë vendosur nga niveli qëndror për parandalimin e virusit COVID-19.
Komuna u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.