• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Pesë pacientë shërohen nga koronavirusi

Redaksia 2LONLINE 31 Mars, 2020 2 min
 Pesë pacientë shërohen nga koronavirusi

Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe pesë pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë.

Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 112 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.351 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 31.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 20.847 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.783, Vërmicë 5.668, Jarinje 1.751, Dheu i Bardhë 1.064, Hani i Elezit 3.354, Kullë 1.337, Qafë Morinë 47, Bërnjak 570, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 31 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 828.116 raste të COVID-19 dhe 40.728 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (176.518), Italia (105.792), Spanjë (94.417), Kina (81.518), Gjermani (68.180), Irani (44.605), Francë (44.550), Mbretëri të Bashkuar (25.150), Zvicër (16.186), Turqi (13.531), Belgjikë (12.775), Holandë (12.595), Austria (10.088) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.314), Serbi (900), Kroaci (867), Slloveni (802), Maqedoni e Veriut (329), Shqipëri (243) dhe Mal i Zi (105).

Deri me 31 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (12.428), Spanjë (8.269), Francë (3.024), Mbretëri e Bashkuar (1.789), Holandë (1.039), Belgjikë (705), Gjermani (682), Zvicër (395), Turqi (214), Austri (128), Danimarkë (90), Greqi (49), Poloni (32), Serbi (23), Luksemburg (23), Hungari (16), Slloveni (15), Shqipëri (13), Maqedoni e Veriut (9), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Etiketa:Koronavirusi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e

2 Korrik, 2022
Sport

Ja me cilët lojtarë SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin

2 Korrik, 2022
Politikë

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre

2 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike

2 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Menaxhmenti i UKZ-së bënë thirrje për vaksinimi kundër koronavirusit

27 Gusht, 2021

Kamenica ka 20 raste aktive me koronavirus

12 Maj, 2021

Janë 13 mijë e 763 raste aktive me koronavirus në Kosovë

13 Prill, 2021

Kamenica ka 307 raste aktive me COVID-19

23 Mars, 2021

Kamenica ka 42 raste aktive me koronavirus

27 Shkurt, 2021

Kamenica ka 43 raste aktive me koronavirus

28 Janar, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com