Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Krimit të Stacionit Policor Kamenicë me datën 24.10.2022 ka ndalur për një kontrolle rutinë një automjet me targa vendore të cilin e voziste i dyshuari kosovar shqiptar A.L. (1985).
Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një (1) armë e gjuetisë e kalibrit 12mm e cila është konfiskuar si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Kamenicë ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori. /2LONLINE/