Avokati i popullit do të jetë sot në Kamenicë, për të pranuar ankesat e qytetarëve që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut, apo keqpërdorimit të pushtetit ndaj individëve nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Zyra për informim e komunës, ka bërë me dije se takimi do të mbahet në objektin e Komunës së Kamenicës, me fillim nga ora 13:00.