DYLON

Caktohet masa e paraburgimit për të miturin për posedim të narkotikëve

Caktohet masa e paraburgimit për të miturin për posedim të narkotikëve
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të miturit L. A.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 18.05.2019, gjatë një kontrolli të policisë në automjetin të cilin ka qenë duke e drejtuar i mituri, është gjetur sasi 1095.7 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”.

Në automjetin e në cilin është gjetur kjo substancë narkotike, kanë qenë të pranishëm edhe 4 persona të moshës madhore, që së shpejti do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.

EkoHigjiena

Me këtë veprime i mituri L. A., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.