Kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka ndarë dy lajme që ai i ka vlerësuar të mira.
“Dy mostra të marra nga IKShP kanë rezultuar negativ me COVID-19, kurse një person tjetër nga Topanica është shëruar plotësisht”, ka thënë Kastrati.
Përndryshe, ai ka bërë me dije se bilanci me COVID-19 në komunën e Kamenicës është ky:
• 40 të infektuar
• 37 të shëruar
• 3 raste aktive
“Faleminderit Kamenicë për përgjegjshmërinë e treguar gjatë gjithë kësaj kohe dhe uroj që tri rastet aktive të shërohen së shpejti”, ka thënë i pari i Komunës së Kamenicës.