DYLON

Komuna e Vitisë dezinfektoi hapësirat shkollore, shëndetësore dhe fetare në fshatra

Komuna e Vitisë dezinfektoi hapësirat shkollore, shëndetësore dhe fetare në fshatra
Avatar photo Redaksia

Ndonëse po bëhen gati një muaj që kur në Komunën e Vitisë nuk ka më asnjë rast aktiv të qytetarëve të prekur me virusin pandemik COVID-19, kjo komunë ka vazhduar të kujdesët për shëndetin e qytetarëve të saj.

Si masë parandaluese gjatë ditës së djeshme Komuna e Vitisë, përmes kompanisë së kontraktuar ka bërë dezinfektimin e objekteve shkollore dhe fetare në fshatrat: Vërban, Sadovinë e Çerkezëve, Tërstenik, Fshati i Ri, Ballancë, Zhiti, Radivojcë, Budrikë, Remnik dhe Buzovikë.

Ndërkaq në Pozheran dhe Devajë janë dezinfektuar hapësirat shkollore kurse në Tërpezë janë dezinfektuar shkolla, xhamia dhe ambulanta e fshatit.

EkoHigjiena

Përndryshe kjo komunë më parë ka bërë dezinfektimin edhe të objekteve institucionale dhe fetare në të gjitha lokalitetet e kësaj komune.

Ndërkaq ndonëse komuna e Vitisë ,ishte komuna e parë e prekur në nivel vendi me virusin pandemik COVID-19, dhe kishte gjithsej 53 të infektuar kjo komunë nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes si dhe të gjithë qytetarët janë shëruar si dhe numri i rasteve aktive ka rënë në zero.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.