DYLON

MASHTI: Provimi i maturës mbahet më 4 korrik

Avatar photo Redaksia

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar maturantët, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët arsimor në Republikës së Kosovës se data e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore 2020 është caktuar me 04 korrik 2020.

“Në dokumentin “Informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët (maturantët) – për Provimin e Maturës Shtetërore 2020”, i cili është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës, janë elaboruar informacionet dhe shpjegimet përkatëse rreth këtij procesi ku përfshihen: afatet me rëndësi, informatat dhe rregullat e përgjithshme, organizimi kohor për ditën e testimit, rregullat me rastin e futjes në qendrën e testimit, rregullat gjatë marrjes së udhëzimeve për testin, rregullat gjatë testimit, informata dhe udhëzime rreth testit, udhëzime për plotësimin e fletë-përgjigjes.

“Duke marrë parasysh se mbajtja e Provimit të Maturës Shtetërore2020 realizohet në rrethana specifike të krijuara si rezultat e pandemisë, në këtë dokument janë përfshirë edhe udhëzimet rreth masave parandaluese që lidhen me mbrojtje nga COVID-19, udhëzime këto të përpiluara në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Shëndetin Publik (IKShPK)”, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.