Komuna e Kamenicës bënë apel tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, e për çdo problem, lajmërim ose njoftim që kanë, mund të lajmëroheni nga ora 08:00 deri në orën 20:00, në numrin pa pagesë të Komunës së Kamenicës 080011010.
“Ndërsa nëse keni probleme me shëndetin tuaj, ju lusim të thërrisni në çdo kohë pa pagesë në numrin e QKMF-së: 0280371783. Po ashtu, ekipet mjekësore mobile janë të gatshme çdo moment e në çdo situatë”, thuhet në njoftimin e komunës.
Komuna e Kamenicë ka bërë publike edhe një numër telefoni që ofron shërbime psikologjike-pedagogjike ku mund të telefonohet në çdo kohë në 044342406 për të tejkaluar më lehtë këtë situatë.
“Njëkohësisht ne ju lusim për bashkëpunim, nëse shihni se para bizneseve, lokaleve, marketeve që janë grumbulluar njerëz, ju lusim ta thërrisni policinë dhe të lajmëroni rastin. Kontaktoni policinë në çdo kohë në numrin e telefonit: 0280 372 390”, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës.