DYLON

Kryetari i Vitisë mbështet mësimin nga distanca

Kryetari i Vitisë mbështet mësimin nga distanca
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti shpreh mbështetjen e tij të plotë për mësimin nga distanca, që ka filluar të aplikohet pas ndërprerjes së mësimit të rregullt në shkollat tona, si pasojë e pandemisë me Koronavirus.

Kryetari Haliti përmes një video konference, është lidhur në orën e mësimin Online të Teknologjisë Informative, të cilët me nxënësit e klasave të XII të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, po e mbante prof. Adriatik Zeqiri.

“Ne e kemi pas një mësim në rrethana të jashtëzakonshme në vitet `90-ta, por tani kemi përparësi sepse kemi dixhitalizim. Mësimi Online është i mirë, por duhet vëmendje dhe zell nga nxënësit si dhe eduaktorë cfarë i kemi në Viti. Kjo do t`ju ndihmojë të mbani rendin dhe trendin e mësimit”, ka thënë kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Prof. Adriatik Zeqiri i ka shpeguar kryetarit Haliti disa vegla dhe mundësi që mund të shfrytëzohen nga platforma Zoom për realizimin e njësive mësimore Online. Sipas tij, interesimi i nxënësve është i madh. Poashtu nxënësit patën rastin edhe të komunikojnë dhe të shtrojnë pyetje për të parin e komunës.

Kryetari Haliti i ka lavdëruar personelin arsimor dhe nxënësit për këtë organizim të mësimit. Ai është shprehur optimist se kjo situatë do të kalojë dhe gjithcka do të normalizohet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.