Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet publike (rrugë e sheshe), brenda territorit të Komunës së Kamenicës.
Kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi me datën 14 dhjetor dhe vlen deri më datën 02 janar 2020.
Kryetari Kastrati tha se vendimi për ndalimin e mjeteve piroteknike është bërë për shkak të sigurisë së qytetarëve në segmentet rrugore publike dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ta respektojnë këtë urdhëresë, pasi një mos respekt ndaj saj nënkupton gjoba.