Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë e Komunës së Kamenicës, Majlinda Krasniqi, priti sot në takim përfaqësuesit e Institutit për Zhvillim dhe Integrim, Lulzim Sejdiu dhe Esad Islami.
Në këtë takim u diskutua për implementimin e projektit “Promovimi i ideve Inovative nga të rinjtë në Ndërmarrësi”, i cili është i financuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Me implementimin e këtij projekti 25 të rinjë të Komunës së Kamenicës do të kenë mundësi të trajnohen falas për modulet:
Hyrje në ndërmarrësi
Plan biznesi;
Marketing dhe Planifikim financiar;
Hartimi i biznesplaneve;
Aftësimi në ngritjen e fondeve dhe
Prezantimi dhe paraqitja e ideve dhe biznesplaneve
Drejtoresha Krasniqi tha se ky projekt ka rëndësi të madhe për të rinjtë e Kamenicës që kanë ide inovative për ndërmarrësi.
“Ky projekt ka shumë rëndësi për komunën tonë dhe veçanërisht për të rinjtë e Kamenicës që kanë interesim në këto fusha. Thirrja për aplikime do të publikohet së shpejti dhe më pas mund të fillojmë me implementimin e projektit”, tha ajo.
Drejtoresha Krasniqi bashkë me Drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport Arianit Ibrahimi dhe përfaqësuesin e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve Leotrim Spahiu, shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fazat e projektit.