Halili: Përgjegjës për cilësinë në arsim janë MASHT-i, DKA-të në të gjitha komunat dhe Inspektorati i Arsimit

Halili: Përgjegjës për cilësinë në arsim janë MASHT-i, DKA-të në të gjitha komunat dhe Inspektorati i Arsimit

Kreu i Alternativës në Gjilan, Alfred Halili ka thënë se, nëse është ndokush përgjegjës për cilësinë në arsim, ata janë MASHT-i, DKA- të në të gjitha komunat si dhe Inspektorati i Arsimit.

Sipas tij, MASHT-i, pasi posedon një numër të madh kompetencash për cilësinë, organizimin dhe funksionimin e institucioneve arsimore si dhe është përgjegjëse për DKA-të, dhe Inspektoratin e Arsimit.

Ndërsa, DKA-të, me vite të tëra kanë vazhduar të rekrutojnë staf arsimor në baza partiake, përjashtimisht disa që ushtrojnë profesionin e mësimdhënësit në baza meritore, thotë ai.

Po ashtu Halili tha se edhe Inspektorati i Arsimit, që përkundër të gjitha të metave që ka, stafi joprofesional i rekrutuar në baza partiake kanë heshtur dhe kjo ndoshta për faktin se, edhe vetë janë rekrutuar përmes rrugëve të njëjta.

“Në këtë vend duhet të vlerësohen mësimdhënësit më shumë se shoferi i ministrit, por duhet të pranojmë se cilësia mungon në Arsim, dhe ngritja e kuotës duhet të bëhet paralel me ngritjen e kritereve për mësimdhënës, si dhe të vendoset monitorim më i përpiktë për perfomancën vjetore të çdo mësimdhënësi në këtë vend”, ka thënë Alfred Halili, kryetar i Alternativës në Gjilan.

KOMENTE