Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës, janë dhe tre persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Të identifikuarit janë: një nga fshati Karaçevë e Poshtme, një nga fshati Shipashnicë e Epërme, dhe një nga fshati Topanicë.
Bilanci me COVID-19 në komunën e Kamenicës:
– 184 raste të identifikuara,
– 151 të shëruar plotësisht,
– 20 raste aktive,
– 13 të vdekur.