Kastrati: Vazhdojnë punimet në bulevard, instalohet infrastruktura nëntokësore

Kastrati: Vazhdojnë punimet në bulevard, instalohet infrastruktura nëntokësore

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, gjatë ditës së sotme ka treguar se janë duke vazhduar punët për ndërtimin e bulevardit.

Ai ka thënë se është duke u punuar në rregullimin e infrastrukturës nëntokësore.

“Me përkushtim e punë, suksesi gjithmonë është i garantuar. Në mesin e shumë punëve që po kryhen në komunën tonë, edhe punimet për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore po vazhdojnë në kuadër të projektit për bulevardin e qytetit. Faleminderit gjithë kolegëve, që pavarësisht temperaturave po japin maksimumin e tyre në inplementimin e këtij projekti tejet të rëndësishëm për qytetarët tanë”, ka thënë ai.

Lidhur me punimet në ndërtimin e bulevardit, menaxheri i kontratës nga komuna, Leotrim Spahiu, ka treguar punët që janë kryer dhe ato që janë në proces.

“Punët në ndërtimine bulevardit janë duke vazhduar. Deri më tani është bërë mobilizimi dhe organizimi i punishtës. Po ashtu janë përfunduar instalimet kryesore të kanalizimit fekal, instalimet e kalizimit kabllor, ndërsa tani jemi në proces të instalimeve të ujësjellësit. Si dhe është duke u bërë pergatitja e dyshemes për faza tjera”, ka thënë Spahiu. /2LONLINE.com/

KOMENTE