Nënkryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi dhe nënkryetari I Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, kanë nënshkruar marrëveshjen për huazimin e dy autoambulancave për komunën e Kamenicës.
Nënkryetari Jakupi tha se huazimi i këtyre autoambulancave është shumë i nevojshëm për Kamenicën dhe se do të jenë ndihmesë për QKMF-në.