PDK’ja në Kamenicë është ndër të vetmet parti, që nuk ka arritur të hapet e reformohet ndër vite. Kjo parti nuk mund të ofrojë më alternativë për qytetarët.
Duket se PDK’ja nuk e ka lexuar mirë zhgënjimin e kamenicasve më 11 qershor, andaj në garën për kryetar komune futet me një figurë të konsumuar politikisht.
Amir Jakupi
Arsyeja e mos rikandidimit të Begzad Sinanit nuk qëndron te disfata e 11 qershorit e as te nuhatja e humbjes së 22 tetorit.
Kryetari rebel i Komunës ka kohë që s’i ka punët mirë me partinë. Dhe momenti më i mirë për t’iu hakmarrë ishte te kandidatura. Emin Krasniqi më me dëshirë nuk do t’i futej garës për kryetar, sepse disa herë e ka testuar veten në zgjedhje për Kuvendin e Kosovës. Por, ishte emri i vetëm, pos Begzad Sinanit që nuk do të refuzohej nga Qendra.
Krasniqi hynë në garë me të gjitha faturat e keqqeverisjes katërvjeçare të Begzad Sinanit. Pos kësaj, edhe në një momentum të keq për PDK’në; me përçarje e trazime, të kristalizuara e të thelluara që prej 2013-ës.
Votuesit kamenicas janë inteligjentë dhe do të dinë si të sillen më 22 tetor. Andaj, PDK’së do t’i bënte mirë një pushim opozitar, në mënyrë që t’i jepet kohë për reforma e këndellje dhe çlirim nga klanet