Zëvendëskryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka deklaruar se për shqiptarët e Luginës së Preshevës është me rëndësi që qeveria e re serbe të fillojë t’i zgjidhë çështjet jetike të tyre.
Ai ka vlerësuar se në procesin e anëtarësimit në BE Serbia do të detyrohet t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe pakicave të tjera. Në këtë bisedë për “Epokën e re”, Kamberi ka treguar se problemet kryesore të shqiptarëve kanë të bëjnë me arsimin, gjyqësinë dhe papunësinë.
Për mundësinë e futjes së këtij subjekti politik shqiptar në qeverinë e re të Serbisë, ai ka bërë me dije se ende nuk ka diçka konkrete.
Shpresat e shqiptarëve, se qeveria e re do të fillojë të merret me problemet e tyre, ka thënë Kamberi, bazohen te procesi i integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Sipas tij, Serbia në këtë proces do të detyrohet t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe ato të pakicave të tjera.
Ai ka thënë se shqiptarët e kësaj ane presin një ndihmë të tillë nga dy shtetet shqiptare…
Për më tepër: Epoka e Re