Duke iu referuar rezultateve të referendumit të Serbisë që është mbajtur të dielën, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se referendumi dështoi në vet Serbinë.
“Më pak se 30% pjesëmarrje. Referendumi dështoi në vet Serbinë”, shkroi Kamberi.
Ai tha se pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë. /2LONLINE/